Connect with us

Futboll

De Biasi: Kemi shpresë, por shumë pak pikë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është kthyer në një personazh mjaft interesant jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendlindjen e tij. Arritja me kombëtaren shqiptare në finalet e Euro 2016 ka bërë që interesi rreth tij të jet i madh nga mediat italiane. 60-vjeçari ka dhënë një intervistën për emisionin “Dribbling” të Rai 2 në prag të ndeshjes me Italinë më 24 mars në Palermo. Ai ka folur për disa çështje, ku fillimisht është fokusuar te sfida me axurrët:

Padyshim që për mua është një ndeshje e veçantë pasi të luash ndaj Italisë në një aktivitet që ka peshë, si në këto kualifikuese të Botërorit, padyshim të jep një emocion të ndryshëm nga miqësorja e Genoa-s. Nuk e kemi humbur ende shpresën dhe dëshirën për të shkuar në Rusi. Ndaj nëse duam të shkojmë në Rusi, duhet të bëjmë një ndeshje ku të japim në fushë 120% të vetes tonë duke u munduar që të mos bëjmë gabimet që kemi shfaqur kohët e fundit. Mendoja se do të kisha 7 apo 9 pikë në rastin më të mirë të mundshëm, edhe për faktin se mendoja që Izraeli ishte një skuadër të cilën mund ta kalonim pavarësisht vështirësive që të sjell çdo ndeshje. Fatkeqësisht humbëm, keqas”.

Më pas teknik është ndalur edhe te aventura e tij me Shqipërinë, që në fillim nuk e mendonte se do të zgjaste kaq: “Kur e fillova këtë eksperiencë nuk e mendoja asnjëherë që do të qëndroja kaq shumë kohë. Por pas dyvjeçarit të parë, mendoj se ishte e drejtë të vazhdoja projektin se po ecte në rrugën e duhur, aq sa pastaj shkuam në Francë dhe morëm shumë kënaqësi. Për mua, për stafin dhe për djemtë ishte një eksperiencë që na shpërbleu, por edhe që na ndihmoi në formimin tonë”.

Gjatë verës emri i De Biasi u përfol si një mundësi real për të postin e trajnerit te Italia pas largimit të Contes te Chelsea. 60-vjeçari e pranon se në fillim ishte shumë afër por më pas thotë se ndryshoi gjithçka dhe vendosi të qëndroj trajneri i kuqezinjve. Në fund De Biasi ndalet edhe te Tramezzani, duke e vlerësuar si një mik shumë të mirë dhe një njeri të zot.

Më shumë nga Futboll