• De Biasi: “Në Champions, të gjithë tifo për Juven! Lazio të fitojë Kupën e Italisë”

    Publikuar: 13 May 6:08

    Në mikrofonin e TMW Radio”, trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, tha fjalën e tij në lidhje me finalen e Kupës së Italisë që do të diskutohet mes Juventusit dhe Lazios. “Nuk besoj se ka dyshime, Juventusi e ka hipotekuar prej kohësh kampionatin. Ka dëshmuar se është skuadra më e kompletuar, si në Europë, ashtu edhe në Kupën e Italisë”, deklaroi De Biasi me superlativa për skuadrën bardhezi.

    “Uroj që t’ja dalë të mbajë lart podiumin e futbollit italian në Europë. Të gjithë ne italianët duhet të bëjmë tifo për një skuadër italiane, edhe pse për ndonjërin mund të jetë e vështirë. Unë do të isha i lumtur nëse fitonte trofeun e Champions League. Lazio është e fokusuar në Kupën e Italisë dhe mendoj se është një objektiv mbase jo primar, por shumë i rëndësishëm. Do t’i jepte vlerë të shtuar një kampionati të nivelit shumë të lartë”, u shpreh kreu i pankinës kuqezi.


    Lexo postimet e tjera