Connect with us

Kombëtarja

De Biazi: Dua ta mund Italinë, objektiv kemi vendin e dytë!

Trajneri De Biazi ka publikuar listën me 23 lojtarë, që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e marsit, ndaj Italisë dhe Bosnje Hercegovinës, e para kualifikuese për “Rusia 2018” dhe e dyta miqësore. Në fillim të fjalës së tij, në konferencën për shtyp, 60-vjeçari nga Sarmede ka nënvizuar: “Jemi këtu për të përgatitur sa më mirë ndeshjen me Italinë. Eshtë e vërtetë ajo që kam lexuar, se skuadra jonë përfaqësuese nuk po kalon një moment të mirë, referuar skualifikimeve, dëmtimeve dhe situatës. Por, nisur edhe nga fakti se trajnerë të ndryshëm nëpër klube nuk po u japin hapësirën e duhur kuqezinjve tanë, kjo mund të jetë një shtysë për të dhënë më shumë, për ta treguar veten me kombëtaren. Pikërisht, desha të prezantoj, përveç listës me 23 futbollistë, edhe bashkëpunëtorin tim të ri, Marco Veronese, që ka zënë vendin e Tramezzanit. Një periudhë shumë të mirë me Veronese kam kaluar për dy vite te Modena. Eshtë një djalë me cilësi të shkëlqyera dhe trajner shumë i mirë. Kam nisur një rrugë, për të vazhduar gjatë me të.”

Keni parë shumë lojtarë në këtë periudhë, çë çfarë gjendjeje fizike dhe psikologjike janë ato?
E thashë në hyrjen time, janë lojtarë që nuk kanë luajtur shumë me klubet e tyre, por duan të japin maksimumin me kombëtaren, në një ndeshje si ndaj Italisë. Një pjesë e tyre stërviten me shumë seriozitet dhe nuk aktivizohen. Ne këtë gjë duhet ta shfrytëzojmë në favor të kombëtares.

 

Ne kemi mjaft probleme, porn a duhet të luajmë ndaj një Italie shumë të fortë…
Impenjimi është shumë i vështirë. Të motivosh skuadrën përballë kundërshtarësh të tillë është diçka e lehtë, por tani s’ka më kundërshtarë të vegjël në kompeticionet europoiane. Do të bëjmë çmos për të kaluar mbi problemet dhe për ta përballuar me dinjitet këtë sfidë të rëndësishme.

Çfarë synoni të arrini në këtë ndeshje?
Probleme fizike te lojtarët nuk ka, ndryshe nuk do të ishin përfshirë në listë. Ka edhe të tillë, si Hysaj, me mbingarkesë, në aspektin e kontributit në fushë me Napolin. Të tjerët kanë më pak aktivizim, ndaj shpresoj të jenë më të freskët.

 

A është ky momenti juaj më i vështirë në krye të kombëtares shqiptare?
Dua të them se, ajo që nuk mungon, është përgjegjshmëria dhe motivimi i kujtdo në skuadër. Ka shumë momente të vështira, por nuk është ky më i keqi. Unë ndihem mirë me veten dhe me skuadrën.

Si e keni përgatitur ndeshjen me Italinë?
Më duhet të shoh dhe konstatoj menjëherë gjendjen e skuadrës, të lojtarëve, të grupit që kemi grumbulluar. Më pas do të vëmë në zbatim atë plan, që kemi hartuar për një përballje të vështirë me Italinë. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ngaqë luajmë kundër Italisë. Si kundër Spanjës, Francës e tj, duhet të japim 110 përqind. Italia, në aspektin taktik, po kalon një moment shumë të mirë. Na duhet të mendojmë shumë për këtë përballje dhe të luajmë me zgjuarsi.

 

Të dy luajnë në Amerikë. Hyka vjen, ndërsa Gashi jo…
Gashi është nja nga ata lojtarë, që nuk e zgjedh për të qenë pjesë e skuadrës sonë. Kaq.

Në mediat italiane keni thënë se ndoshta janë muajt e fundit në krye të Shqipërisë, do t’u pëlqente një aventurë tjetër më e madhe. Duka thotë se nuk do t’ju lëshojë. Realisht, cili është objektivi juaj?
Objektivi im është vendi i dytë në grup, sepse vendi i parë vështirë të arrihet. Jam tërhequr para kontratave shumë të rëndësishme për të qëndruar me këtë skuadër në Europian dhe për të vazhduar me të. Mund të më merrni mua në çdo moment për sqarime të tilla. Mos iu referoni gjithmonë asaj që shkrujanë media të ndryshme. Jo çdo gjë është e vërtetë nga ato që kanë shkruar kolegët tuaj të huaj. Mua s’më ka pyetur njeri për kontratën.

 

Rinovimi?
Nuk jam unë, ai që duhet të rinovoj, por punëdhënësi im, që më thërret e më thotë nëse është bërë punë e mirë dhe duhet të vazhdojmë, ose e kundërta.

Nëse Duka ju thërret për të qëndruar, cilat janë kushtet tuaja?
Nuk mund të flas me hipoteza, por dua fakte konkrete.

 

Si do të luajmë ndaj Italisë?
Varet nga këndvështrime të ndryshme. Me Spanjën u goditëm dy herë, nga dy gabime tonat. Shpresojmë shumë që t’i evitojmë kësi gjërash ndaj Italisë. Do të kemi patjetër një strategji tjetër këtë ndeshje, por duhet të vlerësoj paraprakisht edhe situatën e skuadrës.

Më shumë nga Kombëtarja