Connect with us

Kombëtarja

De Biazi: Dua të drejtoj në Spanjë, ose Angli. Me Italinë, ndeshje vendimtare

Të premten e 24 marsit, në “Renzo Barbera” të Palermos, në krye të Shqipërisë së tij do të përballet me Italinë,

 

Të premten e 24 marsit, në “Renzo Barbera” të Palermos, në krye të Shqipërisë së tij do të përballet me Italinë, në ndeshjen e pestë të grupit G kualifikues të Kupës së Botës 2018. “Të luash kundër Italisë nuk është e lehtë, – përgjigjet Xhani De Biazi në faqet e “La Tribuna di Treviso”. – Natyrisht, nuk është hera e parë që vendosem kundër bluve. E kam zhvilluar tashmë me ta në një miqësore në nëntor 2014, kur trajner ishte Antonio Conte. Por, në mënyrë të qartë, kjo është më e rëndësishme, sepse ka pikë për t’u fituar. Dhe për ne është pothuajse vendimtare. Me Spanjën dhe Italinë në grup, objektivisht e kemi kuptuar që në fillim se na priste një detyrë e vështirë.

Shumë lojtarë shqiptarë luajnë në Itali. Të gjithë janë duke bërë mirë. Më i miri është ndoshta Berisha, i cili ka fituar vendin e titullarit tek Atalanta. Gjithashtu, ky është sezoni i shenjtërimit për Hysajn, sepse përvoja ndërkombëtare është vendimtare në formimin e një lojtari futbolli.” Italia ka aktualisht dhjetë pikë, po aq sa Spanja. Shqipëria ka grumbulluar gjashtë të tilla. “Ventura thotë se ka frikë nga Shqipëria. E thotë këtë, ngaqë ai është favorit, – replikon De Biazi. – Ka Belotti, Immobile dhe të rinj të talentuar. Pastaj posedon mbrojtjen-bllok të Juves, që siguron qëndrueshmërinë”.

De Biazi ka pasur thirrje për t’u kthyer trajner në Itali, në javët e fundit. Vetë 60-vjeçari sqaron: “Po, më ftoi Zamparini të drejtoja Palermon, por me edukatë e refuzova. Në këtë moment jam mirë me Shqipërinë, sepse kam qenë në gjendje për të përcjellë një mesazh: Nuk jam aty për para, por për të krijuar një mendim të ndryshëm, sepse me të vërtetë besoj se kjo kombëtare mund të fitojë. Dhe kjo është e rëndësishme. Sugjerime të tjera? Unë nuk e mohoj që do të doja të bëja trajnerin në Spanjë, ose Angli. Ndeshja e 24 marsit me Italinë? Secili ka armët e veta. Ne do të bëjmë një lojë të mirë, pavarësisht vështirësisë së paraqesin blutë”.

Më shumë nga Kombëtarja