Connect with us

Kombëtarja

De Biazi: Italia e frikësuar nga pushtimi shqiptar….

Në prag të ndeshjes kundër Italisë, që do ta luajë në Palermo, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2018, Xhani De Biazi,

Në prag të ndeshjes kundër Italisë, që do ta luajë në Palermo, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2018, Xhani De Biazi, trajner i Shqipërisë, i intervistuar nga “La Stampa”, ka lëshuar deklaratën e mëposhtme: “Nuk jemi në momentin tonë më të mirë. Ne kemi disa mungesa të rëndësishme: Mavraj, që luan me Hamburgun, është i dëmtuar, Djimsiti i Avellino dhe Berisha i Lazio janë të skualifikuar. Mendoni pak, duhet të bëjmë pa dy qendërmbrojtësit dhe portierin. Do të jetë një sfidë vendimtare. Edhe pse është e vështirë, në çdo rast do të mendojmë suksesin. Belotti? Ai më frikëson, mjaft. Do të kisha preferuar të mos e kisha pasur atë kundër.

Belotti po kalon një vit kalendarik, ku të mbyt me gola, por tragjedia është se nuk është vetëm ai: Immobile, Insigne, Candreva. Italia në sulm ka mjaft alternativa. Në Palermo, shqiptarët do të jetë shumë më pak se në Xhenova. Në fund të fundit, unë besoj se zgjedhja e bërë nga Federata Italiane e Futbollit, duke na dërguar të luajmë në një ishull, ka qenë strategjike. Kishin frikë nga një tjetër pushtim i shqiptarëve si në Xhenova, miqësoren e shkuar. Ndoshta e zgjodhën Palermo edhe për një arsye tjetër, për fat, sepse dy fitore në po aq ndeshje i kanë marrë aty. Dua t’ju saktësoj se kam qenë shumë afër për t’u bërë trajneri i Italisë, por nuk kam asnjë keqardhje pse nuk ndodhi. Unë jetoj të tashmen”.

Më shumë nga Kombëtarja