• De Biazi, sinjale largimi nga Shqipëria: Koha për një zgjedhje të madhe!

    Publikuar: 15 Mar 3:11

    Më 24 mars, në “Renzo Barbera” të Palermos do të ballafaqohen Italia me Shqipërinë. Ndeshje delikate mes dy trajnerësh italianë, me De Biazin, i cili do të kthehet në Palermo dhe, i intervistuar nga “Corriere dello Sport”, ka komentuar lajmet e fundit në Itali e më gjerë. Kjo dëshmohet nga “Calciomercato.it”: “Unë dhe Ventura jemi bijtë e askujt, në kuptimin që nuk kemi pasur pas nga ata, që të na shtynin. Sekreti ynë është gjë tjetër, që lidhet me periudhën e trajnimit dhe marrjen e rezultateve. Ai ka arritur majën, ndërsa unë kam ende diçka për të bërë.”

    PALERMO – “Palermo është një qytet, që ka mbetur në zemrën time. Kam përjetuar momente të lumtura, pavarësisht nga peripecitë. Vitin e parë ramë nga kategoria, por tani si trajner nuk e kuptoj se si ndodhi, pasi kishim një skuadër të fortë. Tifozët sicilianë janë të dashur për mua. Ende i kuptoj se si mund të ndryshojnë vitin e parë. E them këtë si një trajner. Askush në stadium nuk mund të jetë kaq simpatikë sa ata. Nuk do të ndjehem askund tjetër si në këtë stadium”.

    SHQIPËRIA – “Spanja, ose Anglia, në të ardhmen nuk përjashtohen si mundësi për vazhdimin e karrierës. Në fakt jam i përqendruar te Shqipëria, së cilës i kam dhënë aq shumë dhe ndjehem njëri prej saj. Jeta vazhdon, megjithatë, dhe se është koha për një zgjedhje të madhe. Jam 60 vjeç, por ende ndjehem i ri. Ranieri na mëson.”

    ITALI-SHQIPËRI – “Kundër Izraelit ishim të tredhur. Për të shpresuar te kualifikimi duhet të mundim Italinë dhe Izraelin. Nëse do të drejtoja Italinë do të kisha më shumë shanse, pasi Izraeli nuk është i pathyeshëm, por fatekeqësisht ishim menjehërë në disavantazh, ia komplikuam jetën vetes me penallti dhe kartonë të kuq.

    MUNGESAT – “Ventura na ka frikë? Seriozisht, shikoni organikën që kam në dispozicion. Unë, fatkeqësisht, mes skualifikimeve dhe dëmtimeve do të kemedhe  shumë mungesa. Duhet të krijoj nga e para mbrojtjen, që ka problem. Pa elementë që të japin siguri, me dy të skualifikuar dhe Mavrajn e dëmtuar, imagjinojeni vetë situatën. Në sulm nuk arrijmë të shënojmë, këtë e tregoi edhe Europiani i Francës. Grumbulluam tri pike, si Portugalia.. Luzitanët u kualifikuan në grup dhe fituan trofeun, ndërsa ne jo.

    RINIA – “Italia duket e fortë, me Insigne, Belotti dhe Immobile. Është një skuadër me golashënues, ndërsa ne vuajmë në këtë aspekt. Verratti spikat në mesfushë dhe mbrojtja është e Juventusit, e cila funksionon si bllok, gjithmonë. Në jemi skuadër e vogël, por do të përpiqemi.”


    Lexo postimet e tjera