Connect with us

Champions League

De Biazi vë bast: Ky Juventus fiton Ligën e Kampioneve

Gianni De Biasi, trajner i kombëtares shqiptare, ka analizuar ndeshjen e Juventusit në “Camp Nou”, kundër Barcelonës.

 

Gianni De Biasi, trajner i kombëtares shqiptare, ka analizuar ndeshjen e Juventusit në “Camp Nou”, kundër Barcelonës. Këtë e ka bërë për “Radiotelevisione Svizzera Italiana”. Këto janë deklaratat e tij kryesore: “Nga finalja e Berlinit, e vitit 2015, Juventusi ka bërë investime të mëdha në merkato dhe ka arritur të bëjë përshtypje me mentalitetin e lojtarëve të caktuar. Po veçoj Mandzukic, një lojtar me tipare sulmuese, por gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë veten e tij. Të mërkurën ishte lojtari i gjashtë, që u rreshtua në mbrojtjen bardhezi, së bashku me Cuadrado, në anën tjetër. Këtu mendoj se qëndron një meritë e madhe te Juventusi, që ka të bëjë me shpirtin e sakrificës. Lojtarët e mëdhenj janë të mëdhenj, sepse janë të përulur gjatë rrjedhës së lojës.

Dallimi mes dy ekipeve ishte Messi, që ka qenë shkatërrues për sasinë e topave të pasuar dhe goditjet drejt portës, por me një pasaktësi të pazakontë për një lojtar të cilësisë së tij. Koncepti “ekip” bën dallimin në futboll. Klubi i madh tregohet në mënyrën se si i menaxhon situatat, pavarësisht se gjërat shkojnë mirë. Këtu kam parasysh ndryshimet që sjellin para në arkat e klubit, si dhe nivelin teknik të lojtarëve, që janë funksionalë për projektin e trajnerit. Atëherë është aftësia e trajnerit për të marrë më të mirën e tyre. Kjo është një meritë e madhe e Allegrit. Kur keni një lojtar si Mandzukic, i blerë si pikë e parë në sulm, pastaj e aktivizon me sukses si lojtar të jashtëm sulmues, por edhe që mbron pa fund, mendoj se kjo tregon madhësinë e punës së trajnerit.

Personalisht mendoj se Allegri ishte shumë i mirë në kalibrimin e ngarkesave për lojtarët e ndryshëm. Për kundërshtarët e mundshëm në turin gjysmëfinal të Champions-it, nuk e di se kë do të preferonin bardhezinjtë. Sidoqoftë, në këtë pikë të kompeticionit është e vështirë për t’u përballur me çdo ekip. Juventus duhet të ruajë këtë status. Është psikologjikisht dhe fizikisht mirë. Nëse do të më kërkohej të vendosja bast mbi një ekip, për fitoren përfundimtare të Champions-it, me siguri zgjedh Juventusin, sepse është ekipi që pëson më pak gola, por edhe shënon rregullisht.”

Më shumë nga Champions League