RUSI 2018

De Bruyne: Nuk shihja një fushë kaq të keqe që nga fëmijëria

Kevin de Bruyne, ylli i Belgjikës dhe Manchester City-it, ka kritikuar gjendjen e fushës në Sarajevë, duke pohuar se ka patur frikë për një dëmtim. Mesfushori ka luajtur 90 minuta dhe, në përfundim të ndeshjes, ka thënë: “Kisha frikë se mos dëmtohesha. Është e papranueshme. Nuk e kuptoj si mund të luash në një fushë të tillë. Herën e fundit që kam luajtur në një fushë kaq të keqe kamë qenë shtatë vjeç”.

Edhe trajneri Roberto Martinez i është bashkuar kritikave të lojtarit të, teksa mesfushori tjetër i “Djajve të Kuq”, Maruoane Fellaini është larguar nga fusha pas një dëmtimi në gju. “Fusha në Sarajevë ka qenë në kushte të papranueshme. Ishte e pamundur të luhej. E kemi fituar ndeshjen vetëm falë vullnetit tonë. Dëmtimi i Fellaini-t ka ndryshuar lojën tonë, kemi humbur përqendrimin, por kemi treguar një forcë të madhe karakteri dhe nuk jemi dorëzuar deri në fund. shënuam katër gola, por mund të kishim shënuar edhe katër të tjerë”.

Më shumë nga RUSI 2018