• De Gea e mbyll sezonin, Mourinho flet për të ardhmen e tij

    Publikuar: 18 May 10:33

    Mungesa e David de Gea në ndeshjet e fundit të Manchester United tërhoqi vëmendjen, edhe pse Jose Mourinho shpjegoi median për portierin spanjoll. Trajneri i “Djajve të Kuq” tha se lojtari nuk do të luajë ndonjë lojë tjetër për këtë sezon, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje: të dielën, kundër Crystal Palace, në Premier League, dhe finalja e “Europa League”, të mërkurën, kundër Ajax. Megjithatë, portugezi ka konfirmuar se De Gea do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm në klubin anglez, pavarësisht zërave që e shohin portierin spanjoll në radarin e Real Madridit.

    “A do ta shohim sërish David me fanellën e Manchester United? Sigurisht. Mendoj se loja e parë do të jetë kundër LA Galaxy, në turin parasezonal, që do ta zhvillojmë në Los Angeles. Do të luajë Joel Castro kundër Crystal Palace, ndërsa Sergio Romero në finalen e Ligës së Europës. David është më i miri në botë dhe natyrisht, duam që të vazhdojë me ne”. De Gea nuk ishte thirrur as për ndeshjen e së mërkurës, kundër Southampton, ndaj mungesa e tij habiti. Mourinho e lidh këtë me faktin se e ka siguruar tashmë vendin e gjashtë në Premier League dhe asgjë nuk ndryshon në këtë drejtim. Synimi i vetëm është për të shkuar në Champions, duke fituar finalen e “Europa League”, kundër Ajax.


    Lexo postimet e tjera