Futboll

De Gea mbyll karrierën te Manchester United…

David de Gea ndoshta ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester United pasi Jose Mourinho bëri të ditur se Sergio Romero dhe Joel Pereira do të mbrojnë portën e “djajve” për pjesën e mbetur të sezonit. Pasi konfirmoi se Romero do të ishte portieri titullar në finalen e Europa League, javën e ardhshme kundër Ajax, gjithashtu njoftoi se ai do të ishte në kuadrat në një nga dy ndeshjet e mbetur të kampionatit, ndoshta të mërkurën në mbrëmje kundër Southampton. Trajneri i United ka premtuar gjithashtu se do t’i jap mundësinë e debutimit 20-vjeçarit Pereira dhe kjo do të ndodhë në ndeshjen kundër Crystal Palace, ditën e diel.

De Gea comes and fails to claim the ball ahead of Harry Kane during Sunday's defeat at Tottenham Hotspur

David De Gea luajti ndaj Tottenham atë që me shumë gjasa ishte ndeshja e tij e fundit me United

Kjo do të thotë se De Gea nuk do të luajë më për United në këtë sezon duke konfirmuar se vitin e ardhshëm do të shkojë te Real Madrid, dy vjet pasi transferimi i tij në “Bernabeu” dështoi vetëm për punë dokumentacioni në ditën e fundit të merkatos. De Gea ka luajtur me Manchester United që nga viti 2011 kur Ferguson e mori për 20 milionë euro nga Atletico Madrid. Në tre vite radhazi ai është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit nga votat e tifozëve të United. Shtypi anglez ka shkruar prej kohësh se De Gea i ka komunikuar trajnerit Mourinho se dëshiron të shkojë te Real Madrid.

 

Më shumë nga Futboll