Champions League

De Gea “shpëton” Manchester United, Shakhtar mposht Roma me përmbysje…

De Gea “shpëton” Manchester United, Shakhtar mposht Roma me përmbysje…

Manchester United ka barazuar pa gola në fushën e Sevilla në ndeshjen e parë për 1/8-t e finaleve të Champions League dhe do të bazohet te faktori fushë në ndeshjen e kthimit për të synuar arritjen e çerekfinaleve në veprimtari elitale. Në një ndeshje ku Sevilla luajti shumë më mirë, “djajtë” patën nevojë për të paktën tre pritje vendimtare të portieri David De Gea, për të shmangur humbjen.

Portieri spanjoll, më i miri në fushën e lojës pengoi golat e Escudero dhe Vazquez dhe Muriel me disa pritje me të vërtetë të pabesueshme në pjesën e parë. Manchester United ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit me eliminim direkt të luajtura në Champions, ndërsa skuadra angleze nuk kanë humbur asnjë nga tetë përballjet me ekipet spanjolle në këtë edicion të Ligës së Kampioneve.

Shakhtar ka fituar me përmbysje, 2-1 ndaj Romës në Doncek, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit që do të luhet më 13 mars në “Olimpico”. Verdhekuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh pasi talenti Under, i shërbyer nga Dzeko, shënoi golin e tij të pestë në katër ndeshjet e fundit, duke u konfirmuar si surpriza e këtij sezoni.

Cengiz Under u bë golashënuesi i dytë më i ri i Romës në historinë e Romës në Champions League (20 vjeç e 222 ditë), teksa rekordi mbahet nga Cassano që ka shënuar kur ishte 20 vjeç e 82 ditë

Gjithsesi, në pjesën e dytë, as pritjet e Alison nuk e shpëtuan Roma. Facundo Ferreyra shënoi golin e barazimit, ndërsa në minutën e 71-të braziliani Fred, që sezonin e ardhshëm do të luajë me Manchester City, tundi rrjetën duke ekzekutuar në një mënyrë perfekte një goditje dënimi nga hyrja e zonës.

Më shumë nga Champions League