Premier League

De Gea “zbulon”: Mund të më përjashtojnë nga Manchester United…

Portieri i Manchester United, David De Gea, ka bërë shaka duke thënë se ai rrezikon të përjashtohet nga dhoma e zhveshjes e “djajve” për shkak të shijeve të tija muzikore.

Emri i spanjollit të lakuar disa herë për një rikthim në La Liga, por ai mendon se shokët e ekipit mund ta lejojnë të largohet vetëm nëse do të vazhdojë të dëgjojë muzikë “heavy metal”.

De Gea po përgatitet për Kupën e Botës 2018, ku do të jetë portieri titullar i Spanjës dhe në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Tunizisë nuk pësoi gol.

De Gea tha: “E ngre gjithmonë në maksimum zërin e muzikës që dëgjoj dhe ndonjëherë që nuk kam kufjet me vete bëhem problem për shokët e ekipit. Po rrezikoj të më përjashtojnë nga dhomat e zhveshjes. Jam kritikuar vazhdimisht për këtë. Kur më lejojnë të zgjedh muzikën motivuese para ndeshjes, unë gjithmonë përpiqem të bëj më të mirët, por askush nuk ka të njëjtën gusto me mua dhe nuk i pëlqen ritmi dhe muzika ime. Faktikisht, tërbohen kur e dëgjojnë. Avenged Sevenfold dhe Metallica janë grupe e mia të preferuar, por shokët e mia duan hip-hop, kjo është pika ku nuk shkojmë mirë.”

Më shumë nga Premier League