Seria A

“De Laurentiis nuk ka investuar as 1 euro për stadiumin e Napolit”

Kryebashkiaku i Napolit i është kundërpërgjigjur presidentit të klubit të qytetit Aurelio De Laurentiis.

Pronari i Parteponei ka kritikuar shumë herë stadiumin, të cilin e huazon nga bashkua, duke e quajtur një “tualet”, megjithëse bashkia do të fillojë rinovimin këtë verë.

“Jam befasuar nga disa prej komentet e De Laurentiis,” shprehet Luigi De Magistris për Il Mattino.

“Ai thotë: ‘San Paolo është një tualet’. Epo, ai nuk ka bërë asgjë për të rregulluar tualetin, në krahasim me presidentët e tjerë, ai nuk ka investuar as 1 euro për stadiumin, por gjithmonë gjen paratë për marrëveshje të tjera.

“Një stadium i ri? Ai ishte kundër. Ai duhet të jetë i lumtur për punën e bërë në San Paolo.”

Më shumë nga Seria A