Seria A

De Laurentiis: Ronaldo? Mund të kishim fituar 1.2 mld euro, duhet të kënaqemi me 900 mln

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napoli-t, ka folur për transferimin e Cristiano Ronaldo tek Juventus nga Dimaro, aty ku ndodhen të grumbulluar “Axurrët”.

“Rritja nuk arrihet me një emër të madh, këto janë operacione të rrezikshme, sepse skuadra luan vetëm për atë lojtar. Futbolli luhet me 11 lojtarë”, ka thënë numri një i Napoli-t.

“Unë i kam uruar mirëseardhjen CR7-ës në Twitter, por më pas jam dëshpëruar duke menduar për rastin që kemi humbur për të drejtat televizive”.

“Unë luftova për një kontratë 1-vjeçare me opsion, tani do të mund të kërkonim 1 miliard e 200 milionë euro për vitin e dytë dhe të tretë dhe jo 900”, ka thënë De Laurentiis.

Më shumë nga Seria A