Merkato

De Vrij: Ja pse zgjodha Inter-in, ndeshja e fundit me Lazio-n…

Stefan de Vrij i vjen keq sesi shkoi ndeshja e fundit me fanellën e Lazio-s, por mohon një konflikt interesi pasi kishte nënshkruar me Inter.

“Më erdhi shumë keq për mënyrën se si shkoi ndeshja e fundit, por ata që më njohin nuk kanë asnjë dyshim për personalitetin dhe sjelljen time,” shprehet De Vrij në prezantimin e tij tek Inter.

“Ne u përshëndetëm dhe ata më uruan fat.

“Pse zgjodha Inter? Klubi tregoi menjëherë besim tek unë, asnjë klub nuk më kërkoi aq me ngulm.

“Unë kam besim te projekti dhe ambiciet e klubit, jam shumë i lumtur dhe i bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur.”Spalletti? Kemi folur disa herë. Siç thashë, askush nuk më donte aq shumë sa Inter dhe trajneri, i cili më ka kërkuar shumë.

“Klubi do të rritet, jemi ambiciozë dhe duam të bëjmë mirë në këtë kompeticion.”

Më shumë nga Merkato