Volejboll

Debutim me humbje i kombëtares së femrave në Lojërat Mesdhetare

Kombëtarja e femrave në volejboll është mundur 3-0 nga Kroacia në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”, event që po zhvillohet në Spanjë. Për kombëtaren kuqezi kjo ishte sfida e parë në këtë turne Mesdhetar, ndërkohë që skuadra e tretë e grupit është Franca, me të cilën vajzat e trajnerit Martiri do të luajnë nesër.

Ndeshja e kombëtares ka qenë me hope, pasi Shqipëria ka qenë shpesh në epërsi, por ka çaluar pikërisht në pikët e fundit, duke mos arritur të fitojë dot asnjë set. Kjo pamje u konfirmua në të trija setet, me vajzat kuqezi që rivalizonin deri në pikët e 18-të dhe më pas dorëzoheshin, duke dalë me humbje nga kjo sfidë.

Kroaci – Shqipëri, 3-0 (25-21, 25-19, 25-19)

Më shumë nga Volejboll