Futboll

Debutim zhgënjyes për Iniesta-n në Japoni

Kampioni i Botës Andres Iniesta ka debutuar me japonezët e Vissel Kobe.

Fiks tre javë pas Botërorit ku Spanja u eliminua në 1/8-at, Iniesta ka debutuar në Japoni ndaj Shonan Bellmare duke hyrë në fushë në minutën e 59’.

Por ai nuk mund të ndryshonte më gjë në rezultatin 3-0. Një tjetër kampion bote, Lukas Podolski ka munguar për shkak të një dëmtimi.

Pas dhjetë minutave ishte Saka ai që kaloi të tijtë në avantazh. Dy golat e tjerë janë shënuar nga Saiot dhe Kikuchi.

Kjo ishte disfata e parë për Vissel Koba pas tre ndeshjeve. Ekipi aktualisht ndodhet në vend të 6-të pas 17 javësh të J-League.

Më shumë nga Futboll