Basketboll

Debutim zhgënjyes i Tiranës në Ligën Ballkanike, humbet thellë në Maqedoni

Tirana e ka nisur me humbje aventurën e saj në Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj, ku u mund thellë sot në mbrëmje nga maqedonasit e Blokotehna, me rezultatin 100-68. Një ndeshje e dobët e skuadrës kampione të Shqipërisë, që nuk arriti të rivalizojë në asnjë moment, duke humbur terren nga minuta e parë tek e fundit. më i miri në fushë për Tiranën në këtë ndeshje ishte Endrit Hysenagolli, që e mbylli ndeshjen me 33 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Shtatlarti u mbështet pak nga pjesa tjetër e skuadrës, një Tiranë që çaloi shumë në mbrojtje, ku vendasit depertonin kollaj dhe e merituan fitoren. Kolektiviteti i ekipit maqedonas bëri diferencën në këtë lëvizje, me 5 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Trajneri Doukas udhezon lojtaret ne pushim

Ndeshja e luajtur në qytetin e gegvelija nisi mirë për vendasit, që kanë komandën e lojës që në minutat e para, ku shkëputen dhe udhëheqin 24-16 pas përfundimit të 10-minutëshit të parë, diferencë që rritet edhe më shumë me kalimin e minutave. Tirana nuk është në gjendje të rivalizojë dhe në mbyllje të pjesës së parë, skuadra vendase e Blokotehna udhëheq 54-36. Kur pritej një reagim i Tiranës ndodh e kundërta, pasi perioda e tretë është katastrofikë për bardheblutë, që realizojnë vetëm 9 pikë kundrejt 30 të maqedonasve, që shkëputen 84-45. Kjo diferencë mbyll para kohe ndeshjen, me vendasit që administrojnë avantazhin, ndërsa Tirana thjesht sa ngushton shifrat në çerekun e fundit, pa i përmbysur dot ato.

Blokotehna – Tirana, 100-68 (24-16, 20-20, 30-9, 16-23)

BLOKOTEHNA: Gocevski, Glachev (21), Mladenovikj (15), Kazarnovski, Kolev (6), Mijatovic (13), Benjamin (25), Mallory (6), Kamberov (2), Lazarevski (2), Bozhinov, Avramovski (10). Trajner: Marjan Ilievski

TIRANA: Brchkov (5), Hysenagolli (33), Karaj, Lasku (2), Hasani, Gjyzeli (2), Hysa, Shima (11), Strazimiri (5), Popovic (2), Abdul-Bassit (8), Beqo. Trajner: Antonios Doukas

Gjyqtarë: Daut Mehmeti, Stelios Symeonides, Xhelal Mumini

Më shumë nga Basketboll