Futboll

Debutimi me PSG, Pele ka një mesazh special për Neymar

Paris Saint Germain është kryefjala e ditës në Francë këtë të dielë, me vetëm pak orë nga debutimi i Neymar me klubin parizien në ndeshjen ndaj Guingamp, pasi ka marrë lejekalimin nga Barcelona. Pikërisht në një moment kaq të rëndësishëm e historik për sulmuesin brazilian, Neymar, është bashkëkombasi, njëherësh ikona e Brazilit dhe e gjithë futbollit botëror, Pele, ai që ka një mesazh special për futbollistin e ri të PSG.

Rezultate imazhesh për pele neymar

Vetë Pele, i konsideruar si futbollisti më i mirë në botë, i të gjitha kohërave uron Neymar, futbollistin e vlerësuar se do të bëhet numri 1 në botë, jo shumë larg në kohë. “Urime Neymar! Të uroj fat të mbarë në sfiën tënde të re. Parisi është një qytet i mrekullueshëm, një prej më të preferuarve në botë edhe për mua”, shkruan Pele në mesazhin e tij për Neymar, ndërkohë që pak kohë më parë e kishte konsideruar brazilianin më të mirë se Cristiano Ronaldo.

Më shumë nga Futboll