Premier League

Debutojnë Fabinho dhe Keita, Liverpool fiton 7-0

Fabinho dhe Naby Keita kanë debutuar me Liverpool në miqësoren e fituar 7-0 kundër ekipit të Chester të dilën pasdite.

Loris Karius, objekt i shumë kritikave për gabimet e bëra në finalen e Champions League, ka luajtur gjithashtu 45 minuta në një ndeshje ku Daniel Sturridge ka shënuar dy gola.

Uellsiani Harry Wilson ka qenë gjithashtu protagonist me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Nuk ka patur gola për Fabinho-n dhe Keita, të cilët kanë luajtur nga një pjesë secili, pas transferimeve nga Monaco dhe Leipzig.

Ndërkohë, golat e tjerë janë shënuar nga James Milner, Ryan Kent dhe Danny Ings.

Më shumë nga Premier League