Futboll

Debuton trajneri i ri, ja lista e të ftuarve të Challandes te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy miqësore këtë muaj, në datat 24 dhe 27 mars, në Francë. Kundërshtarë të saj do të jenë respektivisht Madagaskari dhe Burkina Faso. Nis një erë e re, sepse në stolin drejtues do të jetë tashmë një trajner i ri, zvicerani Bernard Challandes. Ky i fundit ka thirrur 23 futbollistë, emrat e të cilëve janë bërë publikë nga FFK sot. Mes tyre figuron edhe Edon Zhegrova i Genkut, një lojtar i ri, që ishte edhe në fokusin e Christian Panuccit për fanellën kuqezi. Ka edhe prurje të tjera të reja, ndërsa Valon Berisha dhe Besar Halimi do të mungojnë për shkak lëndimesh.

Ja lista e lojtarëve të thirrur nga Kosova:
Portierë:
Samir Ujkani (Cremonese), Bledar Hajdini (Trepça’89), Faton Maloku (Feronikeli).

Mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Leart Paqarada (Sandhausen), Mërgim Vojvoda (R.Muskron), Ardin Dallku (Vorskla Poltava), Fidan Aliti (Skënderbeu), Lirim Kastrati (Roma U-21), Benjamin Kololli (Lozanë), Alban Pnishi (Grasshoper).

Mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Idriz Voca (Luzern), Herolind Shala (Lyngby), Gjelbrim Taipi (Grasshoper), Edon Zhegrova (Genk), Arbër Zeneli (Herenven), Bernard Berisha (Akhmat), Bersant Celina (Ipsuiç Toën), Milot Rashica (Verder Bremen)

Sulmues: Elbasan Rashani (Odds BK), Atdhe Nuhiu (Shefild Uensdej), Vedat Muriqi (Çaikur Rizespor).

Më shumë nga Futboll