Connect with us

Premier League

Defoe ndal Liverpool, City fiton 2-1 me Burnley

Liverpool, pas katër fitoresh radhazi në kampionat, është ndalur në fushën e Sunderland ku ka marrë një barazim 2-2. Një rezultat ky që e lë skuadrën e Klopp pesë pikë larg kryesuesve të Chelsea-it, që do të luajnë të mërkurën kundër Tottenham. “Të Kuqtë” kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 19-të me një gol të bukur të Daniel Sturridge me kokë, me portierin e vendasve që nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë. Por avantazhi i miqve ka zgjatur vetëm gjashtë minuta pasi Defoe ka transformuar në gol penalltinë e shkaktuar nga Klavan në minutën e 25 të takimit. Sulmuesi i Sunderland ka pasur mundësinë të realizojë edhe golin e dytë në minutën e 27-të, por Mignolet ka arritur ta ndalë.

https://www.youtube.com/watch?v=f7zZG79yj1I

Ndeshja ka qenë në ekuilibër edhe në pjesën e dytë, të paktën deri në minutën e 72-të, kur Mane ka përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes vendase, duke dërguar shifrat në 2-1. Kur mendohej se Liverpool do të merrte tri pikët e radhës, Defoe ka barazuar përsëri rezultatin, përsëri nga pika e bardhë e penalltisë, të shkaktuar nga Mane. Takimi në “Stadium of Lights” është mbyllur pa fitues.

 

 

“Citizens” janë kthyer te fitorja pas humbjes së pësuar kundër Liverpool në javën e fundit të fazës së parë të kampionatit. Manchester City ka shpërdoruar dy raste të pastra brenda një minute. Në fillim ka qenë Iheanacho që nuk ka arritur të kalojë portierin e Burnley, i cili, gjatë të njëjtin aksion, ka arritur të ndalë edhe tentativën e Sterling. Në minutën e 19-të, portieri i miqve ka qenë përsëri protagonist, duke ndalur me një pritje të bukur goditjen e fuqishme të Yaya Toure. Gjerat janë vështirësuar për “Citizens” në minutën e 32-të, pas kartonit të kuq të marrë nga Fernandinho.

Pavarësisht inferioritetit numerik, City ka arritur të gjejë golin e avantazhit në minutën e 58-të kur Clichy ka realizuar me një goditje të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë. Katër minuta më vonë vendasit kanë dyfishuar me Sergio Aguero. Miqtë kanë ngushtuar diferencat në minutën e 70-të ben Mee, por vendasit kanë arritur ta ruajnë avantazhin deri në fund dhe të marrin tri pikët. Në dy ndeshjet e tjera të luajtura pasditen e sotem, Everton ka mundur 3-0 Southampton dhe WBA ka fituar 3-1 ndaj Hull.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Premier League