Futboll

“Deja vu” në merkato, rikthehet te Milan pas 10 vitesh!

Futbolli është shpesh i karakterizuar nga kthime të mëdha, por rikthimi i Marco Storari te Milan është një “deja vu” në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ishte janari i vitit 2007 kur Milan merrte Storari nga Messina dhe ekzaktësisht 10 vjet më vonë, kuqezinjtë e marrin sërish nga Cagliari. Edhe këtë herë lëvizja u bë në janar. Në vitin 2007, kuqezinjtë paguan 850 mijë euro për ta marrë nga Messina, ndërsa sot portieri kthehet te AC Milan në formën e shkëmbit kokë më kokë me kolegun Gabriel.

Koincidencat nuk mbyllen me kaq. Një vit pas blerjes për herë të parë, kur erdhi janari i viti 2008, Storari u huazua nga Milan pikërisht te Cagliari. Ai pritet të jetë në stolin e kuqezinjve në ndeshjen e ardhshme në “San Siro”, ku gjeni me kë luan Milan? Eshtë Milan-Cagliari. Ancona, Napoli, Levante, Fiorentina, Sampdoria dhe Juventus kanë qenë ekipet e tjera në karrierën e 39-vjeçarit që është marrë nga Milan pikërisht me arsyen për të ndihmuar në rritjen e portierit të parë 17-vjeçarit Gigio Donnarumma.

 

Më shumë nga Futboll