Futboll

I del kafka në fushë, argjentinasi luftoi me vdekjen

Ky është momenti që të përmbys stomakun, kur një futbollist argjentinas është çarë aq shumë në kokë sa kafka e tij duket e hapur me sy të lirë. Francisco Vazzoler u la të luftonte për jetën e tij pas një përplasje horror të trefishtë, që përfshiu një shokun e tij të skuadrës dhe një kundërshtar. Futbollisti i skuadrës së Defensores de Belgrano mbeti i shtrirë jashtë fushe, ndërkohë që topi shkonte në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij në ndeshjen kundër Villa San Carlos.

 This is the moment a player's skull was split open on the pitch

Incidenti ndodhi në Berisso, i pozicionuar në provicnën lindore të Buenos Aires. Vazzoler më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit me një ambulancë, për të ndalur emoragjinë e konsiderueshme në kokë. Futbollisti shumë shpejt u diagnostikua me një dëmtim të rëndë në kokë dhe traumatizim të trurit. Por, pas disa ditësh plot tension, Vazzoler u lejua të largohet nga spitali për të vijuar rekuperimin e tij në shtëpi. Ekipi i tij fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0. Nga ana tjetër, futbollisti u shprehu mirënjohjen të gjithë mbështetësve të tij: “Shumë faleminderit të gjithë atyre që më kontaktuan në telefon, më shkruajtën, apo që më dërguan interesimin e tyre. Unë jam mirë, në shtëpi me familjen time. Tani është koha të rekuperohem, për të qenë gati sa më shpejt”.

 Vazzoler is now back home and making a full recovery

Më shumë nga Futboll