La Liga

Del Piero: 13 vite më parë u mahnita nga një djalosh me numrin 30, tani…

Alessandro Del Piero ka festuar 100 golat e realizuar nga Lionel Messi në Champions League dhe e ka bërë me një postim të publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale. “Një mbrëmje gushti të 13 viteve më parë, në Barcelonë, mbetet i mahnitur nga një djalosh me fanellën me numrin 30. Ai Trofe Gamper ka qenë ndeshja e tij e parë si titullar, unë shënova gol, por ai ishte i pabesueshëm. 100 gola në 123 ndeshje të Champions League, çfarë lojtari fantastik është Leo Messi!”, ka shkruar ish-numri 10 i bardhezinjve.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga