Kampionatet në Europë

Del Piero: Barcelona ka ende më të mirët në botë

Ish-lojtari italian, Alessandro Del Piero, legjenda e Juventusit, foli në një intervistë me “Sky Sport” mbi argjentinasin Paulo Dybala dhe krahasimet me bashkatdhetarin e tij, Lionel Messi. “Fakti që flisni për këtë duhet ta bëjë Paulon krenar. Por, tani është e rëndësishme që të afirmohet si Dybala dhe jo si Messi. Ata janë lojtarë të ngjashëm, por kanë rrugë të ndryshme përpara, – tha ai. – Pastaj, një si Messi lind çdo 25 vjet, ose ndoshta 30 vite, – shtoi Del Piero. Mbrëmë, Messi dhe Dybala u përballen me njëri-tjetrin në Ligën e Kampionëve, ku Barcelona fitoi 3-0 ndaj Juventusit. Del Piero e konsideroi atë një ndeshje në nivel global:

“Ato janë dy skuadra që ndryshojnë shumë. Barcelona vazhdon të ketë më të mirët në botë (duke iu referuar Messit). Juventusi ndryshoi shumë, por është ende skuadra më e mirë në Itali dhe vazhdon të përballet me Ligën e Kampionëve për ta fituar atë.” Del Piero, gjithashtu, tregoi se është “pozitivisht i habitur” nga arritjet e trajnerit francez të Real Madridit, Zinedine Zidane, me të cilin ka luajtur te Juventusi për pesë vite në karrierën e tyre si futbollistë. “Ishte tronditëse mënyra e tij për të hyrë te Real Madridi. Është e vërtetë që unë kam qenë atje për shumë vite dhe e dija atmosferën, por trajneri është një punë tjetër dhe jam i tronditur pozitivisht nga ajo që ai arriti të bëjë”, – shtoi Del Piero.

Më shumë nga Kampionatet në Europë