Gossip

Del Piero e Totti me shokë, “mysafirë” te Nadal e Djokovic

Në turneun Masters të Romës në tenis, që ka nisur ditën e hënë dhe ku marrin pjesë tenistët më të mirë në botë, sot kanë qenë mysafirë edhe disa nga futbollistët më të mirë italianë. Të pranishëm gjatë stërvitjes së paradites ka qenë thuajse e gjithë skuadra e Romës, teksa lojtarët verdhekuq kanë përfituar për të dalë fotografi me disa nga tenistët më të mirë në botë apo edhe për të luajtur.

sfida dyshe

Foto: Totti e Florenzi ne takimin show me Djokovic e Wozniacki

Emocionet më të mëdha i dhruoi një ndeshje tenisi “show” dyshe, ku morën pjesë edhe dy futbollistë të Romës. Nga njëra anë ishin dy kampionë të botës si Novak Djokovic e Francesco Totti dhe nga ana tjetër tenistja daneze Carolina Wazniacki e futbollisti Florenzi. Sfida, natyrisht që u fitua nga kampionët Djokovic-Totti, me shifrat 12-10.

toti tenis afer

Foto: Francesco Totti gjate ndeshjes se sotme ne tenis

Po dje ka befasuar me vizitën e tij edhe futbollisti Alesandro del Piero, që ka takuar mikun e tij, spanjollin Rafael Nadal, që luajti ndeshjen e tij të parë në këtë turne. Një bisedë e shkurtër pas përfundimit të ndeshjes, ndërkohë që në këtë takim mes miqsh ishte edhe tenistja italiane Flavia Penetta.

del piero nadal 1

Foto: Del Piero takon Rafael Nadal ne Masters te Romes

Prania e lojtarëve të Romës apo e Del Pieros ka emocionuar pa masë tifozët e shumtë të pranishëm në “Foro Italico”, zonën ku zhvillohet turneu Masters i Romës, në fushat me dhè. Dje kanë luajtur disa nga tenistët kryesorë si Sharapova, Djokovic etj., dhe të gjithë kanë fituar dhe janë kualifikuar për në turin e dytë.

toti djekovic per qafe

Foto: Djokovic e Totti

Më shumë nga Gossip