RUSI 2018

Del Piero: Futbolli italian u shkatërrua nga ‘Calciopoli’

Origjina e të gjitha të këqijave që po kalon sot futbollit italian ka qenë “Calciopoli”. Klubet e kanë të vështirë të marrin veten, kombëtarja e Italisë ka prekur fundin dhe për Alessandro del Piero-n gjithçka ka filluar me atë që ka ndodhur në 2006-ën: “Calciopoli ka qenë si një bombë atomike, futbolli është prishur. Nga ai moment kampionët e mëdhenj kanë shkuar të luajnë në kampionatet e tjera, që janë përmirësuar ndjeshëm”.

Pas skandalit në 2006-ën dhe pas triumfit në Berlin të Italisë, pika më e lartë e së kaluarës së afërt për “axurrët”, ka filluar një rënie shqetësuese që ka arritur kulmin me kualifikimin e munguar në Rusi 2018. Kjo nuk është një rastësi për Del Piero-n: “Calciopoli ka qenë si një bombë atomike që fshiu futbollin italian, – ka thënë ai për ‘Gazzetta dello Sport’, – nuk flas vetëm për Juventus-in. Nga ai moment yjet kanë vendosur të luajnë në kampionate të tjerë dhe vendet e tjera janë rritur ndjeshëm, ndryshe nga ne”.

Një diferencë kjo që ka pasoja edhe në ndeshjet e kombëtareve: “Premier ka shpërthyer falë menaxhimit të markave dhe shitjes së të drejtave televizive, – ka vazhduar ish-numri 10 i bardhezinjve. – Real dhe Barcelona kanë vazhduar përpara me politikat respektive dhe Gjermania ka kompletuar një rrugëtim të nisur kur mori të drejtën për të organizuar Botërorin e 2006-ës. Edhe në Francë kanë shkuar investitorë të rëndësishëm të huaj. Përkundrazi, Italia është rrënuar”.

Më shumë nga RUSI 2018