Seria A

Del Piero: Janë si Barcelona, pushojnë kur janë në fushë

Alessandro Del Piero, ish-kapieni i Juventus, ka folur për Napoli-n e Maurizio Sarri-t në “Sky Sport”: “Skuadrat e mëdha, si Barcelona, nuk ndryshojnë kurrë. Napoli luan në këtë mënyrë sepse i lejon lojtarët të pushojnë gjatë ndeshjes. Kështu Messi është bërë i madh. Napoli zotëron topin gjatë gjithë kohës dhe Sarri e di se 11 lojtarët që ka në fushë, deri në momentin që kanë fuqi, janë shumë të mirë”.

Napoli, pas 12 javësh të luajtura në kampionatin italian, është në vendin e parë me 32 pikë të grumbulluara. “Axurrët” e Maurizio Sarri-t, bashkë me Iner-in, janë e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje në Serinë A, duke marrë 10 fitore dhe dy barazime.

Hysaj me shokë shihen në Itali si rivalët kryesorë të Juventus në luftën për titull. Bardhezinjtë, të cilët kanë fituar gjashtë kampionatet e fundit, janë në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Napoli-t.

Më shumë nga Seria A