Kampionatet në Europë

Del Piero ka një “thumb” për Dybala dhe mesazh për Buffon

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, i është përgjigjur me shaka një pyetjeje për Paulo Dybala në një intervistë flash: “A jeni dakord, se ai i ekzekuton goditjet e lira më mirë? Nuk ka konkurrencë, natyrisht që jam më i miri, çfarë doni të them, që Paulo është më i miri, – thotë “Pinturicchio” tek intervistuesi. – Dybala është shumë i ri dhe ka kohë për të më kapërcyer mua”. Më pas, Del Piero shpjegohet seriozisht: “Duhet të them se ai po bën shumë mirë atje dhe jam i lumtur. Unë kam pasur kohën time, tani është momenti i tij dhe i uroj gjërat më të mira të mundshme”. “Pinturicchio”, gjithashtu, kishte një mesazh për mikun e tij dhe kapitenin e Juventusit, Gigi Buffon: “E gjithë bota është duke pritur që ju të ngrini trofeun e Ligës së Kampionëve, por, për mua, edhe nëse nuk ke sukses në këtë drejtim, do të mbetesh numri një”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë