• “Demat” krejt të kuq, ja fanella e re e Partizanit!

    Publikuar: 4 Jan 9:59

    Sot u bë prezantimi zyrtar i përforcimit më të ri të të kuqve kryeqytetas, sulmuesit nigerian, Matheë Boniface. Drejtori Genc Tomorri ka qenë i pranishëm, teksa konferenca për shtyp me këtë rast ka nisur me fotot e futbollistit në fjalë, me fanellën e re të Partizanit. Zëdhënësi për shtyp, Olsi Ranxhi, ka zbuluar:

    boniface-1

    “Kjo është konferenca e parë për vitin e ri 2017. Klubi, sikurse e ka konfirmuar ditët e fundit të vitit që shkoi, ka arritur marrëveshjen me Boniface dhe tashmë nigeriani do të jetë një lojtar i Partizanit. Po prezantojmë edhe një risi, që ka të bëjë me uniformën e skuadrës. Nga ky vit, Partizani do të luajë me fanellë të re, që është si kjo e prezantimit të Boniface. Eshtë tërësisht e kuqe, ndërsa fanellat e para kanë pasur një kontur të bardhë mbi shpatulla”.


    Lexo postimet e tjera