La Liga

“Dembele është qesharak dhe mosmirënjohës”

Roman Weindenfeller ka pritur fundin e sezonit për të shprehur pakënaqësinë e tij me ish-shokun e skuadrës. Në shënjestër e portierit ka përfunduar Ousmane Dembele, talenti francez, i cili nuk është larguar në mënyrën më të mirë të mundshme nga Borussia Dortmund verën e kaluar.

Ëeindenfeller është kthyer të flasë për të dhe nuk është treguar aspak i butë. “Ka qenë qesharak. Nuk mund të largohesh kështu nga një klub, duke krijuar një situatë që askush nuk ka qenë në gjendje ta rregullojë”, ka thënë portieri për “ESPN”.

“Është e kuptueshme që të ndryshosh mendim kur të kërkon një klub si Barcelona, por duhet të gjesh një zgjidhje që të jetë e mirë për të gjithë. Futbolli është një sport skuadre, nuk është tenis. Nuk ka ardhur të marrë as këpucët. Në vend që të ishte mirënjohës ndaj Dortmund, ai ka vendosur të bëjë grevë dhe të braktisë shokët e ekipit. Një mungesë e plotë stili”.

Më shumë nga La Liga