Bundesliga

Dembele: “Lamtumira Borussias? S’mund të refuzoja dy herë Barçan”

Dembele është rikthyer të flasë, në një intervistë për “Onze Mondial”, në lidhje me zgjedhjen e tij të bujshme për të braktisur ish-skuadrën e tij Borussia Dortmund, në këmbim të transferimit te Barcelona. Transferimi i Dembele te Barcelona bëri bujë jo vetëm për shumën stratosferike, por gjithashtu edhe për mënyrën si u arrit ky transaksion, me një divorc të çuditshëm mes palëve.

“I çuditur për mënyrën se si u mbyllën gjërat me Borussia Dortmund? Njëherësh po dhe jo. Kisha përshtypjen se do të çoja dëm ëndrrën time. Për këtë arsye u solla në atë mënyrë. Çfarë duhet të kisha bërë? Të refuzoja për të dytën herë Barcelonën? Do të kishte qenë e pamundur për mua. Do të më pëlqente shumë të dija se si do të ishin sjellur njerëzit që më kritikojnë, nëse do të ishin në vendin tim”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës.

Më shumë nga Bundesliga