Bundesliga

“Dembélé mund të bëhet si Neymar, por mosha e tradhton”

“Dembélé mund të bëhet si Neymar, por mosha e tradhton”

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka rezervat e tij për sa i përket mesfushorit Ousmane Dembélé. Lojtari i Borussia Dortmund-it kërkohet me ngulm nga katalanasit dhe 37-vjeçari beson se francezi mund të bëhet një pasues i denjë i Neymar-it, i transferuar te PSG-ja, por mosha e re e bën të jetë një bast.

“Ousmane është një lojtar i cili mund të luajë në shumë pozicione, ka shumë cilësi të mira teknike, ashtu si edhe fizike, është i mirë me pasimin e fundit”, – është shprehur Xavi. “Gjithsesi, duhet të theksojmë se ai është 20 vjeç. Kjo do të thotë se e ka të gjithë të ardhmen përpara, por edhe se duhet të tregojë fuqinë e tij psikologjike për të prezantuar një klub si Barcelona. Mosha mund të jetë avantazh, por edhe handikap”, – ka shtuar ai.

I pyetur për çmimin e lartë që Barcelona duhet të paguajë për Dembélé-në (klubi i tij kërkon rreth 150 milionë euro), Xavi është përgjigjur se “çdo lojtar i mirë sot i meriton të gjitha milionat që merr”.

 

Më shumë nga Bundesliga