Merkato

Dembele takohet me treshen e Serie A

Përfaqësuesit e Mousa Dembele janë në Itali për t’u takuar me Napoli, Inter dhe Juventus, megjithëse Tottenham Hotspor kërkon që ai të shkojë në Kinë.

Orët e fundit ka pasur raporte nga RMC Sport dhe France Football se Spurs kishin pranuar një propozim masiv nga një klub i Super League kineze, që thuhet të ketë qenë rreth 60 milionë euro.

Gjithsesi, 31-vjeçari që është pjesë e përfaqësueses belge nuk është i bindur dhe ka dërguar përfaqësuesit e tij në Itali për të folur me klubet e Serie A.

Sky Sport Italia raporton se përfaqësuesit e tij janë takuar ditën e martë me drejtuesit e Napolit, më pas kanë vizituar drejtorin e Inter Piero Ausilio në Milano.

Juventus do të jetë klubi i tretë dhe i fundit në axhendë.

Më shumë nga Merkato