Connect with us

Bundesliga

Dembélé te Barça, Dortmundi duhet të ndajë fitimet nga shitja

Kjo nuk ishte përmendur asnjëherë!

Borussia Dortmund duket se duhet t’i ndajë fitimet e veta, në rast se shet mesfushorin Ousmane Dembélé te Barcelona, siç raportohet prej disa ditësh. Sipas gazetave franceze “L’Equipe” dhe “Le Figaro”, verdhezinjtë duhet të heqin dorë prej një shifre tepër të lartë, për t’ia dhënë ish-klubit të 20-vjeçarit, Stade Rennes.

Në verën e kaluar, kur Dembélé u transferua në “Signal Iduna Park” për 15 milionë euro, gjermanët ranë dakord që, në rast rishitjeje të lojtarit, Stade Rennes të ketë 25% të vlerës së kartonit. Pra, nëse Dembélé shitet për 120 milionë euro te Barcelona, francezët do të përfitojnë 30 milionë euro.

“Sport Bild” shkruan se Borussia Dortmund kërkon 150 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. Ai ka edhe katër vite kontratë në skuadrën gjermane dhe pritet që brenda pak ditësh të zyrtarizohet në “Camp Nou”, sepse katalanasit e duan me çdo kusht.

Te Stade Rennes padiskutim që po presin me padurim që djaloshi të shitet.

Miliona, milionaaaaaaaaaa!

 

Më shumë nga Bundesliga