Futboll

Dëmtimi i Amir Abrashit nuk është serioz

Lajme të mira për Freiburgun, mesfushori Amir Abrashi do të kthehet më shpejtë me skuadrën seç ishte parashikuar. 26-vjeçari pasi ka kryer rezonancën magnetike ka mësuar se dëmtimi i pësuar na kaviljen e djathtë nuk është serioz dhe se javën e ardhshme do të bashkohet me grupin. Mesfushori i kombëtares shqiptare u dëmtua në miqësoren me Vaduzin që skuadra e tij zhvilloi pak ditë më parë. Ndërhyrja e futbollistit kundërshtar ishte e rënd, ndaj frika u shtua se Abrashi mund të humbiste një pjesë të mirë të sezonit për shkak të asaj ndërhyrje.

26-vjeçari është një ndër lojtarët më të përdorur në repartin e mesfushës te Freiburgu. Nga 16 takime të zhvilluar deri në këtë pikë të kampionatit Abrashi ka zbritur në fushë në 11 prej tyre duke realizuar edhe 1 gol në fitoren 3-1 ndaj Werder Bremen. Aktualisht debutuesit në Bundesligë ndodhen në pozita komode në klasifikim, madje mund të pretendojnë edhe pjesëmarrjen në Europa League pasi diferenca me vendin e 6-t është vetëm 4 pikë. Gjithsesi objektivi primar është sigurimi i mbijetesës në elitën e futbollit gjerman.

Më shumë nga Futboll