Futboll

Dëmtimi në kavilje ndal për një muaj golashënuesin më të mirë në Europë…

Dëmtimi në kavilje ndal për një muaj golashënuesin më të mirë në Europë…

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, do të qëndrojë për një muaj larg fushave të lojës si pasojë e dëmtimit të pësuar në ligatet e kaviljes, gjatë ndeshjes së fituar kundër Bournemouth, të dielën e kaluar. Pas një skanderi që futbollisti kreu në mbrëmjen e së hënës u zbulua se nuk ka nevojë për një operacion, por që do të duhet të qëndrojë pushim për të paktën një muaj, kohë në të cilën do të ndjekë fazë riaftësuese. Kane ka shënuar 35 gola në ndeshjet zyrtare të luajtura në këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në Europë. Ai u dëmtua gjatë një përplasje me portierin e Bournemouth, Asmir Begovic.

Harry Kane sustained an injury after a clash with Bournemouth goalkeeper Asmir Begovic (Steven Paston/Empics)

Gjithsesi, Kane nuk rrezikon në pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018, verën e ardhshme në Rusi, ku pritet të jenë kapiteni i “tre luanëve” të Southgate, por ai nuk do të luajë në dy miqësoret e Angli në javën e ardhshme kundër Holandës dhe Italisë. Ai do të mungojë edhe në çerekfinalen e Kupës së Anglisë, kundër Swansea, të shtunën e ardhshme. Ndeshja e parë e Anglisë në botëror do të jetë më 18 qershor kundër Tunizisë. Kane ka pasur të njëjtin dëmtim edhe në shtator 2016 në ndeshjen ndaj Sunderland dhe humbje dhjetë takimet e radhës. Kjo është hera e tretë që dëmton kaviljes, sepse në muajin mars 2017, mungoi në katër ndeshje për të njëjtën arsye.

Më shumë nga Futboll