Futboll

Dëmtohet portieri i Real, Zidane merr djalin në stol…

Dëmtohet portieri i Real, Zidane merr djalin në stol…

Portieri i Real Madrid, Keylor Navas, ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e luajtur me kombëtaren e Kosta Rika, kundër Panamasë, bëri të ditur klubit “Los Blancos”, ditën e mërkurë. Kampionët e Europës kanë konfirmuar se Navas ka pësuar një tërheqje muskulore në auktorët e këmbës së djathtë, por nuk është saktësuar se për sa kohë do të qëndrojë janë fushave të lojës.

Portieri i dytë, Kiko Casilla, do të jetë titullar, të paktën në dy ndeshjet e radhës, ndërsa djali i trajnerit Zinedine Zidane, Luca, do të ulet në stol. Navas u dëmtua gjatë eliminatores së fundit. Ai do të jetë verën e ardhshme në Kupën e Botës si numri 1 i Costa Rica

20-vjeçari i shtohet futbollistëve të tjerë në “infermierinë” e Real Madrid, teksa edhe Gareth Bale, Karim Benzema, Mateo Kovacic dhe Marcelo nuk do të luajnë në ndeshjen e së shtunës kundër Getafe në La Liga dhe në ndeshjen e mesjavës së ardhshme kundër Tottenham Hotspur në “Santiago Bernabeu”.

Më shumë nga Futboll