NBA

Dëmtohet Stephen Curry, Warriors në ankth për kapitenin

Pas humbjes ndaj Milwaukee sot në NBA ka ardhur një tjetër lajm i keq për skuadrën kampione të Golden State Warriors. Basketbollisti Stephen Curry, që e la në mes këtë takim (doli nga fusha në periodën e tretë për shkak të një dëmtimi), mësohet se ka pësuar një tërheqje në kofshë.

Sipas trajnerit Steve Kerrr, dëmtimi nuk duket i rëndë, por lojtari do t’i nënshtrohet ditën e shtunë një rezonance magnetike, për të mësuar më në detaje shkallën e dëmtimit dhe mund tw mungojë ndeshjen e radhës në kampionat. Curry doli vetë nga fusha dhe shkoi pa çaluar në dhomat e zhveshjes pas dëmtimit.

Të shohim se çfarë ka ndodhur dhe se çfarë do të ndodhë ditët në vijim. Ky është një dëmtim i ri për mua, nuk e kam idenë se si është situata”, tha Curry. Për skuadrën e Ëarriors ky është dëmtimi I radhës, pas atyre të Draymond Green dhe Shaun Livingston.

Më shumë nga NBA