Çiklizëm

Dennis fiton kronometrin, britaniku Yates lider i Xhiros së Italisë

Pas pushimit të djeshëm është rikthyer sot edicioni i 101-të i Xhiros së Italisë, me një kronometër individual 34km të gjatë, të zhvilluar në Rovereto. Fitues i kësaj etapë doli çiklisti australian Rohan Dennis, që dha kohën 40’00”. Një paraqitje e mirë e çiklistit australian, që ishte më i shpejti në këtë etapë, duke lënë pas gjermanin Tony Martin (40’14”) dhe holandezin Tom Dumoulin 940’2”). Ky i fundit, falë këtij rezultati, arrin të ngushtojë diferencën në renditjen e përgjithshme ndaj britanikut Simon Yates, në vendin e 20-të me kohën 41’37”.

Pavarësisht kësaj, Yates ruan kreun e renditjes edhe pas kësaj etape, duke mbajtur të veshur fanellën rozë të liderit të Xhiros së Italisë. Por tashmë, diferenca e britanikut Yates ndaj holandezit Dumoulin, është vetëm 56”, ndërkohë që shumë i shkëputur nga dy të parët është italiani Domenico Pozzovivo, i treti, me 3’11” më shumë se liderit i Xhiros së Italisë.

Një paraqitje të mirë ka bërë në këtë etapë të sotme çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që garon me skuadrën e Ëilier Triestina-Selle Italia, duke u klasifikuar në vendin e 108-të, me kohën 44’21” (+4;21” nga fituesi). Pavarësisht kësaj, Zhupa vazhdon të jetë në vendin e 160-të dhe të parafundit në klasifikimin e përgjithshëm të Xhiros së Italisë, shumë larg më të mirëve dhe pretendimeve të tij.

Më shumë nga Çiklizëm