Kampionati Shqiptar

Denoncon Skënderbeu: Kjo situatë po bëhet e padurueshme…

Klubi i Skënderbeut ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp, ku denoncon goditjen e autobusit të ekipit dy herë ditën e premte,

Klubi i Skënderbeut ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp, ku denoncon goditjen e autobusit të ekipit dy herë ditën e premte, mbas mbarimit të ndeshjes së javës së 25-të, të luajtur kundër Tiranës, në “Selman Stermasi”: “Duke marrë shkas nga sulmi i ndodhur pas ndeshjes ndaj Tiranës, dëshirojmë të reagojmë dhe të dënojmë ashpër, për të disatën here, sulmet e vazhdueshme ndaj mjeteve tona të transportit. Paaftësi dhe organizim i dobët i forcave të rendit për të disatën herë. Kjo situatë duhet të marrë fund.

T’i jepet rëndësi maksimale shoqërimit të ekipit dhe tifozëve nga policia deri në dalje. Nuk ka asnjë precedent të mëparshëm ku autobusi i ekipit shoqërohet bashkë me autobusët e tifozëve. Pasojat i keni në foto. Dy sulme të njëpasnjëshme. Një në afërsi të stadiumit dhe një në dalje të kryeqytetit, në prani të forcave të rendit. Ne si klub kërkojmë të gjenden autorët e kësaj ngjarjeje dhe të vendosen para përgjegjësisë penale, si dhe të merren masat e duhura nga policia për të shoqëruar ekipin dhe tifozët në transfertat e ardhshme. Kjo situatë po bëhet e padurueshme”.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar