Miks Bota

Denver eliminon Pittsburgh, finalja e AFC do të jetë Manning-Brady

Denver ka vuajtur shumë, por në fund ka arritur të mundë, siç parashikohej, Pittsburgh-un me rezultatin 23-16. Në finale do të jetë Manning kundër Brady. Do të jetë përballja e 17-të mes dy quarterback-ëve legjendarë (11-5 bilanci në favor të bashkëshortit të Giselle) dhe me shumë mundësi e fundit.. Borncos-Patriots do të luhet të dielën e ardhshme më 24 janar në orën 21:05 (me orën tonë). Për herë të parë që nga 2004 dy ekipet që kryesonin konferencat respektive të NFC dhe AFC do të ndeshen ne finale: Panthers-Cardinals dhe Broncos-Patriots.

Denver ka vuajtur shumë, por në fund ka arritur të mundë, siç parashikohej, Pittsburgh-un me rezultatin 23-16. Në finale do të jetë Manning kundër Brady. Do të jetë përballja e 17-të mes dy quarterback-ëve legjendarë (11-5 bilanci në favor të bashkëshortit të Giselle) dhe me shumë mundësi e fundit. Borncos-Patriots do të luhet të dielën e ardhshme më 24 janar në orën 21:05 (me orën tonë). Për herë të parë që nga 2004 dy ekipet që kryesonin konferencat respektive të NFC dhe AFC do të ndeshen ne finale: Panthers-Cardinals dhe Broncos-Patriots.

Steelers,pavarësisht mungesës së Brown, wide receiver-i (pritësi) më i mirë i NFL, dhe pa Willimas, running back-u titullar që pas dëmtimit të Bell, kanë qenë në lojë deri në fund. Roethlisberger, i cili kishte probleme me shpatullën, ka bërë pasime për 309 metra, duke kaluar distancën e 300 metrave për herë të dytë në këtë sezon kundër Broncos, që nuk kanë lejuar asnjë quarterback tjetër ta bëjë këtë. Megjithatë, Manning, i cili nuk është më ai i kohërave të arta, ka arritur të kalojë Steeleres me eksperiencë, por edhe falë mbrojtjes së pakalueshme. Të dielën e ardhshme, në Kolorado, do të zhvillohet një tjetër përballje klasike në NFL.

Më shumë nga Miks Bota