Boks

Deontay Wilder bën të fortin dhe i qëllon me grusht…

I ftuar në një emision televiziv në Amerikë, boksieri Deontay Wilder ka treguar me nje gjest se çfarë do t’i bëjë më 1 dhjetor rivalit të tij Tyson Fury, në duelin e vlefshëm për titullin kampion bote të peshës së rëndë, që do të zhvillohet në Los Anxhelos. Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC, ka goditur me një grusht një maskotë që ishte në studion televizive, duke e rrëzuar në dysheme. Boksikeri amerikan tha se këtë gjë do të bëjë edhe ndaj Fury, duke e mundur me “KO”.

“Tyson Fury është me fat që nuk ndodhet tani në studio, por këtë fat do të ketë edhe ai më 1 dhjetor, në ring. Do ta mund Fury, do të të hedh “KO”. Mezi po pres që të vijë dhjetori. Unë kam vetëm një opsion dhe do ta shfrytëzoj atë për të të mundur. Cilin grusht do nga unë, të majtin apo të djathtin për të të hedhur në tapet? Zgjidhe ti”, u shpreh 31-vjeçari Wilder, 40 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si boksier profesionist.

 

View this post on Instagram

 

It’s a blessing and a curse knowing God did it, I was chosen to be first‼️@nacionespn #BombZquad #Annoited

A post shared by Deontay Wilder (@bronzebomber) on

Më shumë nga Boks