Merkato

Derbi Arsenal-Tottenham për mbrojtësin e United

Mbrojtësi i Manchester United Eric Bailly është objektivi i Tottenham dhe Arsenal.

Qendërmbrojtësi iu Bregut të Fildishtë mesa duket i ka ditët e numëruara në Old Trafford pasi është zëvendësuar nga Jose Mourinho që në minutën e 18-të ndaj Newcastle të shtunën.

Trajneri i tij është ankuar shpeshherë për mungesën e kualitetit në pozicionin e Bailly dhe 24-vjeçari mund të largohet nëse portugezi do të përforcojë prapavijën.

Sipas Daily Star, ai mund të shkojë në Londër. Spurs dhe Arsenal do t’i kishin gati paratë për të transferuar lojtarin i cili thuhet të kushtojë rreth 35 mln euro.

I njëjti burim thotë se Bailly kërkon largimin nga United pasi nuk ndihet mirë aty.

Më shumë nga Merkato