Futboll

Dërgohet urgjentisht në spital, Aguero alarmon Argjentinën dhe Man.City

Raportohet se Sergio Aguero është dërguar me urgjencë në spital pasi i ranë të fikët në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes mes Argjentinës dhe Nigerisë. Sulmuesi 29-vjeçar shënoi për ekipin amerikano-jugor në humbjen 4-2 ndaj Super Shqiponjat, por nuk mundi dot të dalë në fushë për pjesën e dytë. Ai u zëvendësua nga Dario Benedetto për 45 minutat e dyta, me Argjentinën që humbi të gjithë fuqinë sulmuese ndaj ekipit afrikan. Sipas medias argjentinase “Varsky Sports”, sulmuesi i Manchester City u nis me urgjencë për në spital, për t’ju nënshtruar kontrolleve të mëtejshme.”

Sergio Aguero feston golin e Argjentinës

“Kun Agüero i ranë të fikët në dhomat e zhveshjes dhe u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërtë për një kontroll të përgjithshëm”, ishte njoftimi i publikuar në llogarinë në “Twitter” të medias argjentinase, në lidhje me situatën e Aguero. Një lajm që me të drejtë alarmon trajnerin e “Qytetarëve” Pep Guardiola, në vigjilje të transfertës ndaj Leicester të programuar për të shtunën në “King Poëer Stadium”. Kjo nuk është hera e parë që Aguero dërgohet në spital gjatë kohëve të fundit, pasi vetëm pak javë më parë ai u dërgua me urgjencë pas një aksidenti me makinë në Amsterdam, për pasojë të të cilit vuajti thyerjen e një brinje.

Më shumë nga Futboll