Futboll

Video: Dërgoi kundërshtarin në spital, Manaj reagon pas kërcënimeve për vdekje

Rey Manaj, sulmuesi shqiptar i Albacete, ka qenë një nga protagonistët e ndeshjes së fituar 3-1 nga skuadra e tij kundër Mallorca në La Liga 2.

Ai ka realizuar golin e parë për të tijtë, por ka qenë protagonist edhe i një ndërhyje të ashpër që ka dërguar në spital lojtarin kundërshtar Xisco Campos, i cili ka humbur ndjenjat.

Tifozët vendas nuk e kanë pritur mirë këtë moment dhe kanë kërcënuar shqiptarin nga shkallët e stadiumit pasi e kanë quajtur fillimisht “asesino”, vrasës.

Pas ndeshjes, Manaj ka thënë: “Më vjen keq për Xisco, por ka qenë një ndërhyrje e paqëllimshme. Unë kam ndërhyrë vetëm për topin. Më vjen keq, do të flas me të. Jam quajtur vrasës dhe jam kërcënuar në rrjetet sociale”.

“Kështu e ka futbolli, mund të më kishte ndodhur mua. Ka qenë një dyluftim për topin, asgjë më shumë”.

Më shumë nga Futboll