Futboll

Deschamps dy herë në finale, fjalët e tij pas triumfit na çojnë zemrat peshë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, pas kualifikimit të “Gjelave” për në finalen e Kupës së Botës, shprehu të gjithë entuziazmin e tij për “TF1”. “Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për futbollistët e mi, ata janë të rinj por kanë shumë karakter dhe mentalitet. Sot ishte e vështirë përballë një ekipi shumë të mirë si Belgjika, por na mjafton ky gol i vetëm, i shënuar nga një mbrojtës”

“Na u desh të punojmë shumë në mbrojtje edhe pse mund të kishim përfituar pak më shumë në minutat e fundit të ndeshjes. Por komplimente të gjithë futbollistëve dhe stafit tim. Ne do të luajmë këtë finale. Ndjej shumë krenari në grup, tani jemi bashkë prej 49 ditësh. Kjo ndeshje i përket lojtarëve dhe nëse jemi në finale të Kupës së Botës, është falë atyre që janë në fushë. Finalja e dy viteve më parë, ajo e Europianit nuk është kapërdirë ende, ka qëndruar gjithmonë aty. Tani do të presim të mërkurën të njohim qetësisht kundërshtarin tonë”, deklaroi Deschamps.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Futboll