Kampionatet në Europë

Deschamps hap dyert e kombëtares për Benzema

Kjo është hera e parë që trajneri i kombëtares së Francës i hap dyert sulmuesit të Real Madridit, që nga rasti kur u zbulua “sextape”, një vit e tre muaj më parë.

Kjo është hera e parë që trajneri i kombëtares së Francës i hap dyert sulmuesit të Real Madridit, që nga rasti kur u zbulua “sextape”, një vit e tre muaj më parë. Didier Deschamps ishte i vendosur deri në pikën që Karim nuk është kthyer me “Les Bleus”. Noël Le Graët, presidenti i FFF-së, tashmë është shprehur në favor të rikthimit të Karim në kombëtare, por e la vendimmarrjen në duart e Didier.

Ky i fundit e ka lënë tashmë një derë të hapur, teksa foli për “Le Parisien”: “Nëse mendoj, kam për ta thirrur. Nëse kjo është e mirë për ekipin, do ta bëj. Vendimi im është thjesht sportiv dhe në interes të ekipit. Institucioni është mbi të gjitha. Ai kaloi çfarë ka ndodhur, por ne nuk mbajmë mëri. Karim mbetet një nga sulmuesit më të mirë në Francë”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë