Nations League

Deschamps injoron yllin e City-t, kthen atë të United në kombëtare

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, është kthyer në kombëtare pasi është lënë jashtë për Kupën e Botës. Martial ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur me Manchester United.

“Ai ka patur disa ulje-ngritje, por paraqitet shumë mirë me United. Varet vetëm anga ai, mund të përmirësohet akoma shumë”, ka thënë trajneri Deschamps.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Ndërkohë, bie në sy mungesa e radhës e Aymeric Laporte, i cili nuk është grumbulluar pavarësisht se qendërmbrojtësi i Barcelona-s, Samuel Umtiti është i dëmtuar. Deschamps ka preferuar të marrë Rami dhe Sakho, ashtu si edhe mbrojtësin tjetër të City-t, Mendy.

Deschamps, i cili udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Botërorin e 2018-ës, ka lënë jashtë edhe sulmuesin e Atletico Madrid, Thomas Lemar, ashtu si edhe atë të Arsenal, Alexandre Lacazette.

Franca do të luajë më 16 nëntor në fushën e Holandës, ndeshje e vlefshme për Nations League, dhe më 20 nëntor në miqësoren kundër Uruguait.

Më shumë nga Nations League